Suhareka ndër qytetet më të pasura në Kosovë

Me një numër të madh biznesesh të suksesshme dhe me mbështetjen e vazhdueshme nga diaspora, Suhareka edhe këtë vit po konsiderohet si ndër qytetet me gjendjen më të mirë ekonomike në Kosovë.
Qyteti njihet për afarizmin e zhvilluar dhe për qytetarët e shumtë që jetojnë e punojnë në shtete evropiane, të cilët vazhdojnë të investojnë dhe të ndihmojnë familjet e tyre në vendlindje. Pikërisht remitancat nga diaspora kanë ndikuar dukshëm në rritjen e standardit të jetesës dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.

Në Suharekë janë hapur biznese të shumta ndër vite, ndërsa investimet në ndërtimtari, tregti dhe sektorë të tjerë kanë bërë që qyteti të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Gjatë sezonit veror, kthimi i mërgimtarëve sjell rritje të qarkullimit ekonomik dhe gjallëri në qytet.
Falë kombinimit të bizneseve të fuqishme dhe diasporës aktive, Suharekë vazhdon të mbetet një nga komunat më të zhvilluara në Kosovë.



