Shëngjini çel zyrtarisht sezonin turistik

Sezoni turistik është hapur zyrtarisht në Shëngjin, ku përgjatë shëtitores së qytetit janë organizuar aktivitete të ndryshme festive që kanë mbledhur shumë qytetarë dhe vizitorë.
Atmosfera u shoqërua me programe kulturore, aktivitete sportive dhe kënde argëtimi për fëmijë, ndërsa interesim të madh mori edhe panairi i gastronomisë tradicionale. Biznese lokale dhe operatorë turistikë prezantuan ushqime tradicionale dhe produkte karakteristike të zonës së Lezhë.

Vizitorët dhe turistët patën mundësinë të provojnë specialitetet lokale, të cilat vazhdojnë të mbeten një nga elementet më tërheqëse për turistët që zgjedhin këtë destinacion gjatë verës.
Shumë nga të pranishmit vlerësuan kushtet që ofron Shëngjini për pushime verore, duke veçuar bregdetin, atmosferën dhe mikpritjen. Ndërkohë, turistë të ardhur edhe nga Preshevë u shprehën të kënaqur me organizimin dhe pritjen që iu është bërë gjatë qëndrimit të tyre.



