
Një atmosferë e jashtëzakonshme mbretëroi sot në Suharekë, ku qindra qytetarë u mblodhën për të pritur kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.
Me pjesëmarrje të madhe, energji pozitive dhe përkrahje të fuqishme nga të pranishmit.

Gjatë tubimit, qytetarët shprehën mbështetjen e tyre përmes duartrokitjeve dhe brohoritjeve, ndërsa atmosfera e krijuar dëshmoi mobilizimin e madh të simpatizantëve në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Suhareka sot dha një mesazh të qartë politik, duke treguar se gara zgjedhore po hyn në fazën përfundimtare dhe se mbështetja për numrin 116 vazhdon të jetë e dukshme në qytet.



