PolitikëQyteti

Albena Reshitaj, zëri i Suharekës që kërkon një mandat të ri!

Në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Suhareka përfaqësohet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) edhe nga Albena Reshitaj, e cila kandidon për deputete me numrin 7.

Reshitaj është një nga figurat më të njohura politike nga Suhareka dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në disa mandate, duke qenë vazhdimisht pjesë e jetës parlamentare dhe proceseve vendimmarrëse në vend. Gjatë angazhimit të saj politik, ajo ka qenë e përfshirë në çështje që lidhen me shëndetësinë, mirëqenien e qytetarëve dhe politikat zhvillimore.

Me kandidimin në këto zgjedhje, Albena Reshitaj synon të vazhdojë përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar edhe një herë besimin e elektoratit për një mandat të ri.

Përkrahësit e saj vlerësojnë përvojën e gjatë institucionale dhe angazhimin e vazhdueshëm në politikë, ndërsa kandidatura e saj konsiderohet një nga përfaqësimet kryesore të Suharekës në listën e LDK-së.

Në fletëvotim, Albena Reshitaj garon me numrin 7, me synimin për të siguruar një tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button