SportQyteti

8 muaj nga nisja e stadiumit 11 milionësh të Suharekës nga Albin Kurti!

Kanë kaluar rreth 8 muaj që kur kryeministri Albin Kurti vendosi gurthemelin e stadiumit të ri të futbollit në Suharekë, një projekt me vlerë rreth 11 milionë euro.

Stadiumi, i cili pritet të ndërtohet sipas standardeve 2B të UEFA-s dhe me kapacitet mbi 6,500 ulëse, konsiderohet një nga investimet më të mëdha sportive që është realizuar ndonjëherë në komunën e Suharekës.

Gjatë ceremonisë së gurthemelit, Kurti kishte theksuar rëndësinë e zhvillimit të sportit dhe futbollit në qytet, duke vlerësuar edhe sukseset e FC Ballkani në arenën ndërkombëtare.

Ky stadium nuk është investimi i vetëm i Qeverisë Kurti në Suharekë. Gjatë viteve të fundit, qeveria ka mbështetur edhe projekte të tjera infrastrukturore, sportive dhe zhvillimore në komunë, ndërsa stadiumi mbetet një nga projektet më të mëdha dhe më të përfolura për qytetin.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button