LajmeBiznesQyteti

Lajm i mirë për bizneset nga Fair Social Media!

Agjencia e marketingut digjital Fair Social Media, nga Suhareka, e themeluar nga Ardit Zeqiri, ka prezantuar një ofertë të veçantë për bizneset që dëshirojnë të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre përmes një videoreklame profesionale.

Për vetëm 300 euro, agjencia ofron realizimin e një videoreklame profesionale, duke përfshirë të gjithë procesin, nga hartimi i konceptit dhe xhirimet deri te editimi përfundimtar.

Fair Social Media është një agjenci e pajisur me teknologji moderne dhe të avancuar për produksionin e videoreklamave, duke përfshirë kamera profesionale SONY, aparate fotografike CANON, dronë DJI & AVATA për xhirime ajrore, të cilat mundësojnë realizimin e pamjeve dinamike jashtë dhe brenda ambienteve të bizneseve.

Kjo teknologji i mundëson agjencisë të realizojë përmbajtje vizuale me cilësi të lartë, duke prezantuar bizneset nga perspektiva të ndryshme dhe në mënyrë kreative.

Paketa prej 300 eurosh përfshin:

  • Realizimin e një videoreklame profesionale me cilësi 4K.
  • Xhirime me kamerë profesionale SONY.
  • Xhirime ajrore me dron DJI jashtë biznesit.
  • Xhirime me dron FPV DJI Avata brenda ambienteve të biznesit.
  • Fotografi profesionale me aparat CANON.
  • Editim kreativ të videoreklamës dhe fotografive.
  • Hartimin e konceptit dhe skenarit të personalizuar për videoreklamën.

Përmes kësaj oferte, Fair Social Media synon t’u krijojë mundësi bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha që të prezantohen në mënyrë profesionale në treg, pa pasur nevojë për investime të mëdha në produksionin e reklamave.

Agjencia nga Suhareka, përmes kombinimit të kreativitetit, teknologjisë dhe përvojës në marketingun digjital, synon të sjellë një standard të lartë në realizimin e përmbajtjeve reklamuese për bizneset në Kosovë.

Të gjitha bizneset e interesuara mund të kontaktojnë agjencinë për informacione shtesë dhe rezervimin e videoreklamës së tyre.

Fair Social Media – Suharekë

Kontakti: +383 49 347 001

https://www.facebook.com/fairsocialmedia

https://www.instagram.com/fairsocialmediaks

Artikuj të ngjashëm

Back to top button