SportQyteti

Arbenit Beqiraj sjell medaljen e artë për Suharekën

Suhareka vazhdon të nxjerrë kampionë edhe në sportet ekstreme. Garuesi suharekas, Arbenit Beqiraj nga “Theranda Motocross”, ka triumfuar në garën “Shtegu i Lirisë” të mbajtur në Pashtrik, duke zënë vendin e parë në këtë aktivitet të organizuar nga Klubi “Enduro Pashtriku” dhe Drejtoria e Sportit në Prizren.

Gara u zhvillua në nderim të dëshmorit Luan Haradinaj, ndërsa suharekasi tregoi performancë të jashtëzakonshme mes shumë garuesve pjesëmarrës.

Një tjetër sukses që e bën krenare Suharekën dhe sportin motorik të qytetit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button