Politikë

Aktori i dashur për publikun, Armend Baloku, garon me numrin 59 në listën e Vetëvendosjes

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Armend Baloku, do të jetë pjesë e garës zgjedhore në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku kandidon me numrin 59.

Baloku është një emër i njohur në skenën teatrore dhe filmike në Kosovë. Ai ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Degën e Arteve Dramatike, drejtimi Aktrim, në nivelin bachelor dhe master, ndërsa prej vitesh është aktiv si aktor në teatër dhe film.

Përveç karrierës artistike, ai ushtron edhe veprimtari pedagogjike si ligjërues i aktrimit, duke kontribuar në edukimin dhe formimin e aktorëve të rinj në Kosovë.

Kandidimi i tij po shihet si një përfaqësim i artit dhe kulturës në këtë garë zgjedhore.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button