
Kryetari i Suharekës dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, i cili garon me numrin 100 në listën zgjedhore të AAK-së me numër 128, ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët e Suharekës për mbështetjen dhe besimin që po i japin gjatë takimeve me ta.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Muharremaj falënderoi qytetarët për pritjen e ngrohtë, bisedat e sinqerta dhe fjalët motivuese që po merr në çdo takim.
“💯 herë faleminderit Suharekë. Për çdo shtrëngim duarsh, për çdo bisedë të sinqertë, për çdo këshillë, sugjerim dhe fjalë motivuese që po ma jepni në çdo takim. ❤️”, ka shkruar ai.
Muharremaj shtoi se çdo derë që hapet, çdo mirëseardhje dhe çdo mendim i ndarë nga qytetarët është një besim që e vlerëson pafundësisht.
Kandidati i AAK-së me numrin 100, ka vazhduar takimet me qytetarë në Suharekë, duke theksuar se përkrahja që po merr nga terreni i jep motivim shtesë në rrugëtimin e tij politik.



