Lajme

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Pejë për rritjen e gatishmërisë operacionale

Ushtarët e Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it kanë realizuar një trajnim me helikopterë në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për avancimin e kapaciteteve operacionale dhe bashkëpunimit ndërmjet njësive ajrore dhe atyre tokësore.

Gjatë stërvitjes janë simuluar situata të ndryshme operacionale, përfshirë transportin e trupave, evakuimin mjekësor dhe menaxhimin e rasteve emergjente. Sipas KFOR-it, këto aktivitete ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të lartë të përgatitjes së personelit dhe në përmirësimin e reagimit ndaj sfidave të mundshme në terren.

KFOR ka bërë të ditur se ushtrime të tilla organizohen rregullisht për të garantuar një ambient të sigurt dhe stabil për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Misioni i KFOR-it vazhdon të veprojë në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke mbështetur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës në mënyrë të paanshme dhe të qëndrueshme.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button