PolitikëLajmeQyteti

Suhareka ka 110 arsye për ta çuar Salih Zybën në Kuvend!

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 110, po vazhdon të marrë mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët e Suharekës.

Përkrahësit e tij vlerësojnë se Zyba ka qenë vazhdimisht i angazhuar për interesat e Suharekës, duke kontribuar në adresimin e nevojave të qytetarëve dhe në sjelljen e investimeve të ndryshme gjatë qeverisjeve të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tyre, projektet infrastrukturore, mbështetja për sektorë të ndryshëm dhe angazhimi i vazhdueshëm për zhvillimin e komunës janë ndër arsyet pse Salih Zyba po konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të denjë të Suharekës në këtë garë zgjedhore.

Me numrin 110 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Zyba po kërkon besimin e qytetarëve për ta përfaqësuar Suharekën dhe interesat e saj në Kuvendin e Kosovës, duke premtuar se do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin dhe avancimin e projekteve në komunë.

Zgjedhjet e 7 qershorit pritet të tregojnë nëse mbështetja që ai gëzon në terren do të përkthehet në një mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button