
Në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Suhareka do të ketë një tjetër emër në garën për deputetë. Sevdie Hoxha, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 62, po kërkon mbështetjen e qytetarëve për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Hoxha është e njohur për angazhimin e saj të gjatë në arsim dhe në aktivitete humanitare në Suharekë. Si profesoreshë dhe ish-sekretare e Kryqit të Kuq në degën e Therandës, ajo ka qenë e përfshirë në jetën shoqërore të qytetit për shumë vite, duke kontribuar në fusha të ndryshme të interesit publik.
E rritur dhe e arsimuar në Suharekë, Sevdie Hoxha konsiderohet një nga kandidatet që vjen me përvojë jetësore dhe profesionale të ndërtuar në komunitetin lokal. Ajo ka përjetuar nga afër sfidat e periudhave më të vështira të vendit, por edhe zhvillimet që pasuan pas çlirimit.
Në këtë garë zgjedhore, Hoxha synon të sigurojë mbështetjen e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë, me qëllim që të përfaqësojë interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Me numrin 62 në listën e PDK-së, Sevdie Hoxha është një nga kandidatet që synon të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, duke e bërë Suharekën pjesë të garës parlamentare përmes një tjetër përfaqësueseje nga kjo komunë.



