LajmeQyteti

Nga 9 deri më 13 shtator, Suhareka mirëpret Festivalin e Teatrove

Suhareka do të jetë sërish qendër e artit skenik, pasi nga 9 deri më 13 shtator në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” do të mbahet edicioni i VII i Festivalit të Teatrove.

Gjatë pesë ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqje të ndryshme teatrore dhe të takojë emra të njohur të skenës shqiptare. Në mesin e aktorëve që do të jenë pjesë e këtij festivali është edhe aktori i njohur Butrint Lumi, së bashku me shumë artistë të tjerë.

Organizatorët premtojnë një program të pasur artistik, duke e kthyer Suharekën në një pikëtakim të rëndësishëm për dashamirët e teatrit dhe kulturës. Festivali i Teatrove tashmë është shndërruar në një traditë kulturore që sjell në qytet artistë dhe publikut i ofron net të veçanta me art skenik.

Artikuj të ngjashëm

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button