
Ankesa të shumta kanë arritur nga qytetarët lidhur me praninë e madhe të qenve endacakë në qytet, veçanërisht në rrugën “Xhavit Sylaj”, ku sipas banorëve, ata shihen pothuajse gjatë gjithë kohës, si ditën ashtu edhe natën.
Qytetarët thonë se grupe qensh endacakë lëvizin lirshëm në këtë zonë, duke krijuar shqetësim te kalimtarët dhe banorët përreth. Sipas tyre, numri i qenve është rritur dukshëm kohët e fundit, ndërsa prania e tyre është bërë e zakonshme në rrugë dhe hapësira publike.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të merren me këtë problem dhe të gjejnë një zgjidhje, pasi situata po vazhdon të shkaktojë pakënaqësi dhe shqetësim në mesin e qytetarëve.
Ata shpresojnë që kërkesat e tyre të dëgjohen dhe të ndërmerren hapa konkretë për menaxhimin e qenve endacakë në qytet.



