QytetiLajme

Fajdet veprojnë në heshtje, qytetarët të mos kenë frikë të raportojnë!

Fajdet mbeten një dukuri shqetësuese, për të cilën qytetarët shpesh mund të hezitojnë të flasin apo të kërkojnë ndihmë nga frika dhe presioni.

Pa iu referuar ndonjë rasti konkret në Suharekë, ky është një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët: kushdo që përballet me një situatë të dyshimtë apo ka dijeni për raste të mundshme të fajdeve, të mos frikësohet dhe të drejtohet tek organet kompetente.

Raportimi në Polici dhe Prokurori u mundëson institucioneve që informacionet të verifikohen dhe, kur ka bazë, rastet të hetohen sipas ligjit.

Heshtja nuk është zgjidhje. Çdo dyshim duhet t’u lihet organeve kompetente për ta vlerësuar dhe hetuar.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button