
Tifogrupi i njohur shqiptar, “Tifozët kuq e zi” do të jenë prezent në “Marshin për Liri” që do të zhvillohet sot në Prishtinë.
Lajmin e bënë të ditur në faqen e tyre në Facebook, ku po ashtu kanë bërë edhe thirrje që të bashkohen në marshin në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Çlirimtarët do të kthehen në atdhe, sepse ata janë heronjtë tanë!
TKZ-ja i bashkohet marshit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për historinë tonë, për sakrificën e tyre dhe për vlerat mbi të cilat u ndërtua liria jonë.



