SportQyteti

FC Ballkani siguron të ardhmen, kontrata profesionale për talentët e akademisë

me disa prej talentëve të ekipit U19 dhe akademisë së klubit.

Kontratat e para profesionale i kanë nënshkruar Edolind Topalli, Leart Popaj, Ideal Bytyqi, Imer Osmanollaj, Orges Paçarizi, Fabion Bllaca, Redon Zeka, Kaan Karagozi dhe Albert Gërguri. Pjesë e projektit është bërë edhe Aldon Osmani, i cili është transferuar nga klubi 2 Korriku.

Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit, pasi lojtarëve të rinj po u ofrohen hapësira, besimi dhe mundësia për ta dëshmuar veten në nivelin profesionist.

Megjithatë, në ekipin U19 dhe në akademinë e klubit ka edhe futbollistë të tjerë të talentuar, të cilët me paraqitjet dhe angazhimin e tyre kanë dëshmuar se meritojnë mundësinë për kontrata profesionale. Pritet që Ballkani të vazhdojë t’i përcjellë nga afër dhe t’i shpërblejë talentët që përfaqësojnë të ardhmen e klubit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button