SportQyteti

Akademia e FC Ballkanit, ”fabrika” e talenteve të futbollit kosovar

Akademia e FC Ballkanit vazhdon të dëshmojë se është një nga qendrat më të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve të rinj në Kosovë. Përmes një pune të organizuar dhe investimeve të vazhdueshme në grupmoshat e reja, klubi po krijon vazhdimisht lojtarë me potencial të madh për të ardhmen.

Vitet e fundit, akademia portokalli e zi ka prodhuar shumë futbollistë cilësorë, ndërsa edhe sot vazhdon të ketë një numër të madh talentesh që po zhvillohen dhe po tregojnë cilësitë e tyre në fushën e lojës.

Në mesin e emrave premtues që janë pjesë e akademisë janë Imer Osmanollaj, Fabio Bllaca, Leon Hamiti, Leart Popaj, ndërsa krahas tyre ka edhe shumë futbollistë të tjerë të talentuar që po rriten në ambientin profesional të klubit.

Falë punës së trajnerëve, përkushtimit të lojtarëve dhe vizionit të klubit për të investuar te të rinjtë, Akademia e FC Ballkanit vazhdon të konsiderohet si një nga “fabrikat” më të rëndësishme të talenteve në futbollin kosovar, duke ndërtuar bazat për sukseset e së ardhmes.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button