QytetiLajme

E FUNDIT: Aksident në Suharekë!

Pas përfundimit të natës së parë të Karnavalit Golden Eagle, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi ishullin ndarës të rrugës, duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer procedurat e nevojshme dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Deri në këto momente, nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa priten informacione zyrtare nga autoritetet kompetente.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button