
Pas javësh të tëra pjesëmarrjeje nga mijëra konsumatorë, nesër përfundon zyrtarisht loja shpërblyese e Kastrati Center, ndërsa do të bëhet edhe tërheqja e fituesve të të gjitha shpërblimeve.
Me rastin e ditëlindjes së Kastrati Center, në ambientet e jashtme të Kastrati Center në Suharekë do të organizohet një festë e madhe për të gjithë qytetarët, e cila do të nisë nga ora 17:00. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë një atmosferë festive me DJ, ushqim, pije dhe maskota për fëmijë, duke e kthyer këtë ditë në një festë për të gjithë familjen.

Kulmi i mbrëmjes do të jetë në ora 20:00, kur do të nisë tërheqja zyrtare e fituesve të lojës shpërblyese. I gjithë procesi do të transmetohet LIVE dhe njëkohësisht edhe në televizione, duke u zhvilluar me transparencë të plotë 100%.
Gjatë tërheqjes do të ndahen të gjitha shpërblimet e premtuara, përfshirë Renault Clio, skuterë, telefona mobilë, biçikleta, trotinetë, smartwatch dhe dhjetëra dhurata të tjera.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen festës në ambientet e jashtme të Kastrati Center në Suharekë dhe të jenë pjesë e mbylljes së lojës shpërblyese, ku do të zbulohen fituesit e shumëpritur të këtij edicioni.



