LajmeQyteti

Bali Muharremaj dëshmon edhe një herë përkushtimin ndaj diasporës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndërmarrë një tjetër iniciativë në mbështetje të bashkatdhetarëve, duke vënë në dispozicion hapësira të dedikuara parkimi për automjetet me targa të huaja gjatë sezonit veror.

Nga 11 korriku deri më 20 gusht 2026, mërgimtarët do të kenë mundësi të parkojnë automjetet e tyre në tri lokacione të përcaktuara nga Komuna e Suharekës:

  • Oborrin e Komunës së Suharekës;
  • Oborrin e SHFMU “7 Marsi” në Suharekë;
  • Parkingun te ish-tregu i qytetit, përballë Parkut të Dëshmorëve.

Sipas njoftimit të Komunës, këto hapësira gjatë kësaj periudhe do t’u dedikohen bashkatdhetarëve, me qëllim që t’ua lehtësojnë qëndrimin gjatë pushimeve në vendlindje.

Përmes këtij vendimi, kryetari Bali Muharremaj vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj diasporës, duke krijuar kushte më të mira dhe duke i uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve që këto ditë po kthehen për pushime në Suharekë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button