QytetiSport

Futbollisti i ri i Ballkanit, Art Baftjaraj shkëlqen në Francë!

Futbolli kosovar po vazhdon të nxjerrë talente premtuese që po lënë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare. Njëri prej tyre është edhe Art Baftjaraj, futbollisti i ri i FC Ballkanit, i cili ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Metz të Francës.

Baftjaraj përfaqësoi Kosovën si kapiten i ekipit Elite Sport Kosova, duke treguar paraqitje të nivelit të lartë përballë akademive të njohura evropiane që morën pjesë në këtë garë prestigjioze.

Talenti kosovar ishte ndër futbollistët më të dalluar të turneut, duke realizuar tre gola dhe duke udhëhequr ekipin e tij me autoritet e përgjegjësi. Përveç kontributit në aspektin ofensiv, ai u vlerësua edhe për rolin e liderit në fushë, duke dëshmuar pjekuri dhe karakter të fortë sportiv.

Paraqitjet e tij në Francë janë një tregues i qartë i potencialit që posedon, ndërsa sukseset e tilla përbëjnë një motiv shtesë për zhvillimin e futbollistëve të rinj kosovarë në skenën ndërkombëtare.

Me paraqitjet e treguara në Metz, Art Baftjaraj jo vetëm që ka bërë krenar ekipin e tij, por ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë edhe futbollin kosovar, duke dëshmuar se talentet nga Kosova mund të konkurrojnë denjësisht në çdo nivel.

Artikuj të ngjashëm

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button