
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës për rezultatin e arritur në zgjedhje, duke kërkuar njëkohësisht që procesi i formimit të institucioneve të reja të mos zvarritet.
Përmes një reagimi publik, Palatova ka uruar Albin Kurti për rezultatin zgjedhor, si dhe partitë e tjera politike që morën pjesë në garë.

Ajo ka vlerësuar se pas përfundimit të zgjedhjeve, fokusi duhet të kalojë te dialogu dhe bashkëpunimi politik, me qëllim ndërtimin e institucioneve funksionale dhe të qëndrueshme, në shërbim të qytetarëve dhe të rrugëtimit evropian të Kosovës.
Sipas Palatovës, bashkëpunimi ndërmjet forcave politike dhe stabiliteti institucional mbeten faktorë të rëndësishëm për arritjen e rezultateve konkrete dhe për vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.



