QytetiLajmeSport

Kur bashkohen ”Cima” dhe ”Shaqa”, Ballkani bëhet edhe më i fuqishëm!

Sipas raportimeve të GazetaBlic Sport, biznesmeni i njohur suharekas Shaqir Palushi është shumë pranë përfshirjes në drejtimin e FC Ballkanit.

Burimet e mediumit bëjnë të ditur se bisedimet ndërmjet palëve janë në një fazë të avancuar dhe se ekziston vullnet i madh për arritjen e një marrëveshjeje, e cila mund të sjellë një zhvillim të rëndësishëm për klubin suharekas.

Nëse marrëveshja finalizohet, Palushi pritet t’i bashkohet presidentit Arsim Kabashi në drejtimin e klubit, duke krijuar një strukturë të re menaxhuese që synon ta forcojë edhe më tej Ballkanin në vitet e ardhshme.

Shaqir Palushi, i njohur nga të gjithë si “Shaqa”, është një nga biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë dhe prej vitesh ka qenë i lidhur ngushtë me sportin, duke udhëhequr me sukses klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli. Ndërkohë, Arsim Kabashi, apo “Cima”, është arkitekti i sukseseve historike të Ballkanit në futboll.

Nëse ky bashkëpunim realizohet, Suhareka mund të shohë bashkë dy emra të mëdhenj të sportit dhe biznesit vendor, një kombinim që pritet t’i japë energji dhe fuqi të re klubit portokalli e zi.

Ky lajm bazohet në raportimet e GazetaBlic Sport, ndërsa deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga palët e përfshira.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button