
Pensionistët e Mushtishtit kanë pritur Kryeministrin Albin Kurti në konakun e pensionistëve, ku bashkëbiseduan rreth pensioneve, mirëqenies sociale dhe mbështetjes për këtë kategori.
Gjatë takimit u diskutua për rritjen e pensioneve ndër vite, si dhe përkushtimin që në mandatin e ardhshëm të realizohet edhe reforma pensionale për një trajtim më të dinjitetshëm të pensionistëve.




