LajmeBiznes

Portali Brigada123.info në shitje, mundësi për investim në media!

Portali Brigada123.info, një platformë mediale që ndiqet nga një numër i madh lexuesish në Suharekë dhe më gjerë, tashmë është në shitje dhe paraqet një mundësi të mirë për këdo që synon të investojë në fushën e medias dhe marketingut digjital.

Brigada123.info është një platformë e kompletuar, me portal funksional, identitet vizual dhe sistem të gatshëm për vazhdimin e aktivitetit medial. Përveç publikimit të lajmeve dhe përmbajtjeve të ndryshme, portali ofron edhe hapësira të shumta për reklamim të bizneseve, duke krijuar mundësi konkrete për gjenerimin e të ardhurave.

Në kuadër të shitjes përfshihet i gjithë sistemi i portalit, dizajni, infrastruktura dhe prezenca në rrjete sociale, përfshirë edhe faqen në Facebook, e cila ka krijuar një audiencë të konsiderueshme dhe shërben si një kanal i rëndësishëm për shpërndarjen e lajmeve dhe reklamave.

Kjo është një mundësi ideale për investitorë, kompani marketingu apo persona që dëshirojnë të hyjnë në tregun medial me një platformë tashmë të ndërtuar, të njohur dhe me potencial për zhvillim të mëtejshëm.

Për më shumë informacione rreth shitjes, çmimit dhe detajeve të tjera, të interesuarit mund të na kontaktojnë në:

📞 +383 49 347 001
📍 Në zyrën tonë në Suharekë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button