Samsung dhe Google prezantojnë syze inteligjente me inteligjencë artificiale

Samsung dhe Google kanë prezantuar syzet e reja inteligjente me teknologji AI, duke sjellë një hap të ri në botën e pajisjeve moderne “wearable”. Të zhvilluara në kuadër të platformës Android XR dhe në bashkëpunim me brende të njohura si Warby Parker dhe Gentle Monster, këto syze kombinojnë stilin modern me inteligjencën artificiale.

Syzet funksionojnë me modelin Gemini të Google, duke u mundësuar përdoruesve përkthime në kohë reale, navigim, njoftime dhe komunikim përmes komandave zanore – pa pasur nevojë të përdorin telefonin vazhdimisht.
Pajisja përfshin kamera dhe altoparlantë të integruar, duke lejuar realizimin e fotografive, videove, thirrjeve dhe mesazheve direkt nga syzet, ndërsa kompanitë synojnë që kjo teknologji të bëhet pjesë e përditshmërisë së përdoruesve në të ardhmen.




