PolitikëLajme

“UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare”, mesazhi i Arian Tahirit

Deputeti Arian Tahiri ka reaguar pas “Marshit për Liri”, i cili u mbajt të shtunën, më 12 shtator, në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Në marsh morën pjesë mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.

Tahiri ka ndarë në profilin e tij në Facebook disa fotografi nga marshi, të shoqëruara me vargje për UÇK-në, lirinë dhe unitetin kombëtar.

“Kudo që jemi, një zemër, një komb, një Kosovë.

Liria jonë ka emër, ka sakrificë dhe ka histori.

UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare.

Të bashkuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Të bashkuar për UÇK-në.

Të bashkuar për Kosovën”, ka shkruar Tahiri.

“Marshi për Liri” u zhvillua në sheshet kryesore të Prishtinës në shenjë mbështetjeje për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button