PolitikëLajmeQyteti

Suhareka “ia qet pikën” me kandidaten e VV-së, Ermira Bytyçi!

Në garën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Suhareka përfaqësohet edhe nga një emër i ri në politikë. Ermira Bytyçi, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 67, po kërkon mbështetjen e qytetarëve për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Si një vajzë e re nga Suhareka, Bytyçi konsiderohet nga shumë mbështetës si një prej emrave që mund të sjellë energji të re dhe përfaqësim të denjë për qytetin në nivel qendror. Kandidatura e saj vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë të rinj po kërkojnë hapësirë në institucionet vendimmarrëse të vendit.

Në Suharekë, pritet që Ermira Bytyçi të gëzojë një mbështetje të konsiderueshme, veçanërisht nga të rinjtë dhe ata që shohin te ajo një mundësi për përfaqësim të ri dhe aktiv në Kuvendin e Kosovës.

Me numrin 67 në listën e Vetëvendosjes, Bytyçi hyn në këtë garë me synimin për ta çuar zërin e qytetarëve të Suharekës në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

Më 7 qershor, mbetet në dorën e qytetarëve të vendosin nëse një prej emrave të rinj të Suharekes do të arrijë të sigurojë besimin për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button