
Toni Therandë vazhdon të jetë destinacioni kryesor për adhuruesit e motoçikletave dhe motocross-it. Së fundmi, kompania ka sjellë një kontingjent të ri me pajisjet dhe aksesorët më modernë për motoristët, duke i ofruar ekskluzivisht e para në Kosovë.
Koleksioni i ri përfshin helmeta, veshje profesionale, çizme, doreza, goma, aksesorë dhe pjesë origjinale nga markat më të njohura ndërkombëtare, të përzgjedhura për të garantuar siguri, komoditet dhe performancë maksimale në çdo udhëtim apo garë.

Besimin në cilësinë e produkteve të Toni Therandë e dëshmon edhe bashkëpunimi me kampionin e motocross-it, Arbenit Beqiraj, të cilin kompania e sponsorizon në rrugëtimin e tij sportiv. Ky partneritet është dëshmi se pajisjet që ofron Toni Therandë plotësojnë standardet më të larta dhe zgjidhen edhe nga sportistët profesionistë.
Me ardhjet e fundit, Toni Therandë konfirmon edhe një herë përkushtimin për të sjellë i pari në Kosovë risitë më të fundit për motoristët, duke mbetur adresa e besuar e kampionëve dhe e të gjithë pasionantëve të motoçikletave.





