
Jetmir Durmishi, ka kritikuar udhëheqjen e Komunës së Therandës, duke thënë se komuna nuk ka aplikuar në dy programet e Qeverisë së Kosovës për banim.
Sipas Durmishit, bëhet fjalë për programet Banimin e Përballueshëm dhe Social dhe Banimin Social Adekuat, të cilat synojnë të krijojnë mundësi banimi për çiftet e reja, familjet në asistencë sociale dhe familjet në gjendje të cenueshme.
Durmishi thotë se Theranda nuk ka përfituar nga asnjëri program për shkak se Komuna nuk ka aplikuar në thirrjet përkatëse.
Ai ka drejtuar kritika ndaj kryetarit Bali Muharremaj, duke thënë se në një kohë kur çmimet e banesave paraqesin problem për shumë çifte të reja dhe familje në nevojë, Komuna duhej ta shfrytëzonte këtë mundësi.
“Çiftet e reja dhe rastet sociale duhet të presin”, ka shkruar ndër të tjera Durmishi, ndërsa ka akuzuar Muharremajn se prioritetet e tij janë të orientuara te tenderët, pronat komunale, lejet ndërtimore dhe legalizimet.
Në fund të reagimit, Durmishi ka ironizuar kryetarin e Therandës duke shkruar: “Po e presim edhe kryetarin derisa t’i shesë banesat e tij private!’‘



