LajmeQyteti

D Furniture kompleton mobilimin e një hoteli modern në zemër të Prizrenit!

Mobileria D Furniture nga Suhareka ka realizuar mobilimin e një prej hoteleve më të reja dhe ekskluzive pranë Kalasë së Prizrenit, duke sjellë një tjetër projekt të veçantë në portofolin e saj.

Dizajnimi i hotelit është realizuar nga arkitekti Qendrim Daka, ndërsa D Furniture është kujdesur për realizimin e mobilimit, duke e kthyer konceptin e projektit në një ambient të kompletuar dhe të kuruar në detaje.

I vendosur në një prej zonave më atraktive të qytetit historik të Prizrenit, hoteli ndërthur bukurinë e lokacionit me një enterier të punuar me kujdes, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për vizitorët.

Me këtë projekt, D Furniture vazhdon të zgjerojë praninë e saj në realizimin e mobilimeve për hapësira hoteliere, duke dëshmuar përkushtim, precizitet dhe vëmendje në çdo element të punës.

Nga Suhareka drejt një prej lokacioneve më të veçanta të Prizrenit, D Furniture vazhdon të lërë gjurmë me projekte që dallohen për realizimin dhe përpunimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button