
Brigada123.info po sjell një risi të re për qytetarët e Suharekës përmes rubrikës SuharekaSALE, një hapësirë e veçantë online e dedikuar për shitje dhe blerje.
SuharekaSALE është dizajnuar dhe zhvilluar nga programerë dhe dizajnerë vendorë, me synimin që qytetarëve t’u ofrohet një platformë e thjeshtë dhe e qasshme ku mund të promovojnë gjithçka që kanë për shitje.

Në këtë rubrikë do të mund të publikohen prona, vetura, lokale, pajisje, produkte të ndryshme dhe shumë kategori të tjera, duke e bërë SuharekaSALE një nga hapësirat e para të këtij lloji të dedikuara posaçërisht për tregun lokal të Suharekës.
Në fazën fillestare, 3 muajt e parë çdo shpallje do të publikohet falas, me qëllim që qytetarët dhe bizneset lokale të kenë mundësi ta provojnë platformën dhe t’i promovojnë ofertat e tyre pa pagesë.
Projekti pritet të ketë edhe një karakter humanitar. Sipas konceptit të paraparë, nga shitjet e realizuara përmes platformës synohet që një përqindje e caktuar të ndahet për mbështetjen e Shtëpisë së të Moshuarve të “Jetimave të Ballkanit”.
Me SuharekaSALE, Brigada123.info synon të krijojë një urë të re mes shitësve dhe blerësve, duke i dhënë Suharekës një hapësirë të vetën digjitale për tregti lokale.



