LajmePolitikë

Baloku: Votuesit pro Gjykatës Speciale i keni nëpër parti!

Pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në Kosovë kanë pasuar reagime të shumta politike dhe publike.

Në mesin e reagimeve është edhe ai i deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe aktorit Armend Baloku, i cili përmes një statusi në Facebook ka rikthyer vëmendjen te deputetët që në vitin 2015 votuan për ndryshimet kushtetuese që mundësuan krijimin e Gjykatës Speciale.

“Votuesit pro Gjykatës Speciale i keni nëpër parti. Çfarëdo përgjigjeje që kërkoni, pyetjen parashtrojani anëtarit të partisë. Në parti dhe në kryesi i keni. Listat online i keni po ashtu. Verifikojeni lehtësisht”, ka shkruar Baloku.

Reagimi i tij vjen në kohën kur, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, është rikthyer fuqishëm debati në Kosovë rreth përgjegjësisë politike për themelimin e Gjykatës Speciale dhe votës së deputetëve që e mundësuan krijimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button