LajmeQyteti

E FUNDIT: Aksident me të lënduar në Suharekë!

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Kadri Kokollari” në Suharekë.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vetaksident, ku raportohet se ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë të pranishme Policia e Kosovës dhe ekipet e ambulancës, të cilat po merren me rastin.

Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve, ndërsa priten informacione të tjera nga autoritetet.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button