Biznes

Ferrari prezanton veturën elektrike më të shtrenjtë të saj

Gjiganti italian i veturave sportive luksoze, Ferrari, ka prezantuar modelin e parë plotësisht elektrik të quajtur “Luce”, i cili pritet të kushtojë rreth 640 mijë dollarë.

Modeli i ri sjell një stil krejtësisht ndryshe nga Ferrari tradicional, duke u prezantuar si vetura e parë me pesë ulëse e markës së famshme italiane. Në dizajnin e saj ka kontribuar edhe agjencia LoveFrom, e themeluar nga ish-dizajneri kryesor i Apple, Sir Jony Ive.

Prezantoimi i “Luce” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa e kanë kritikuar ashpër dizajnin, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si një kryevepër moderne.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Ferrarit, Benedetto Vigna, zhvillimi i këtij modeli ka zgjatur rreth pesë vite. “Luce”, që në italisht do të thotë “dritë”, arrin shpejtësinë 96 km/h për afro 2.5 sekonda falë motorëve elektrikë të vendosur në secilën rrotë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button