Sport

Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës, për ndeshjen ndaj Çekisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë në fushë më 31 maj për një tjetër përballje miqësore ndërkombëtare, kësaj radhe ndaj kombëtares së Çekisë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” në Pragë, ku pritet prezencë e madhe edhe nga tifozët kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë kanë dalë në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës, ndërsa interesimi për këtë sfidë ka nisur të rritet që në ditët e para.

“Dardanët” pritet të kenë përkrahje të madhe në tribunat e stadiumit, në një ndeshje që do t’i shërbejë përgatitjeve të ekipit për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button