Sport

Milot Rashica me oferta nga Franca dhe Italia

E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi mbetet e paqartë, ndërsa raportimet nga Turqia bëjnë të ditur se sulmuesi kosovar mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

29-vjeçari ka ende kontratë aktive edhe për një sezon me klubin turk, por minutazhi jo i rregullt gjatë edicionit të fundit ka shtuar spekulimet për një transferim të mundshëm.

Sipas mediave turke, interesim për Rashicën kanë shfaqur disa skuadra nga Italia dhe Franca, duke lënë të hapur mundësinë që reprezentuesi i Kosovës të rikthehet në një nga pesë ligat më të forta evropiane.

Vendimi final për të ardhmen e tij pritet të merret pas ardhjes së trajnerit të ri të Besiktasit, i cili do të përcaktojë planet për sezonin e ardhshëm.

Në edicionin e fundit me fanellën bardhezi, Rashica zhvilloi 33 paraqitje, duke realizuar dy gola dhe gjashtë asistime.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button