
Gjithçka është gati për finalen e madhe të lojës shpërblyese së Kastrati Center, e cila do të zhvillohet nesër në ambientet e jashtme të qendrës tregtare në Suharekë.
Pas një interesimi të jashtëzakonshëm dhe pjesëmarrjes së mijëra konsumatorëve gjatë javëve të fundit, nesër do të zgjidhen fituesit e lojës shpërblyese. Përveç dhjetëra shpërblimeve të tjera, do të dhurohet edhe çmimi kryesor – një Renault Clio me 0 kilometra.

Në mesin e shpërblimeve që do të ndahen janë edhe skuterë, telefona mobilë, biçikleta, trotinetë, ora smart dhe shumë dhurata të tjera.
Ngjarja organizohet në kuadër të festimit të ditëlindjes së Kastrati Center. Festa do të nisë nga ora 17:00 me DJ, ushqim, pije dhe maskota për fëmijë, ndërsa tërheqja zyrtare e shpërblimeve do të fillojë në ora 20:00.
I gjithë procesi do të transmetohet LIVE dhe njëkohësisht edhe në televizione, duke garantuar transparencë të plotë 100% në përzgjedhjen e fituesve.
Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen festës dhe të jenë pjesë e një mbrëmjeje festive, ku do të shpallet edhe fituesi i çmimit më të madh – Renault Clio me 0 kilometra.



