
Kastrati Center ka ftuar të gjithë qytetarët, e në veçanti pjesëmarrësit e lojës shpërblyese, që t’i bashkohen festës së madhe të ditëlindjes, e cila do të organizohet nesër në ambientet e jashtme të Kastrati Center në Suharekë.
Atmosfera festive do të nisë nga ora 17:00, ku vizitorët do të shijojnë muzikë me DJ, ushqim, pije dhe aktivitete argëtuese me maskota për fëmijë, duke krijuar një mbrëmje të veçantë për të gjithë familjen.
Në ora 20:00 do të zhvillohet tërheqja zyrtare e fituesve të lojës shpërblyese, ku pjesëmarrësit do të mësojnë nëse janë fitues të njërës prej dhjetëra shpërblimeve. I gjithë procesi do të transmetohet LIVE dhe njëkohësisht edhe në televizione, me transparencë të plotë 100%.
Gjatë mbrëmjes do të dhurohet edhe çmimi kryesor – Renault Clio me 0 kilometra, si dhe shumë shpërblime të tjera, përfshirë skuterë, telefona mobilë, biçikleta, trotinetë, smartwatch dhe dhjetëra dhurata.
Kastrati Center fton të gjithë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit e lojës shpërblyese që të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje festive dhe të përjetojnë nga afër emocionet e tërheqjes së fituesve.



