Lajme

Bashkimi Evropian kërkon respekt ndaj grave gjatë fushatës zgjedhore

Në prag të nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për një garë politike më të përgjegjshme, duke kërkuar nga partitë politike dhe kandidatët që të shmangin gjuhën seksiste, fyese apo mizogjene ndaj grave.

Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se një proces demokratik duhet të ndërtohet mbi respektin, barazinë dhe komunikimin korrekt, si në tubimet publike ashtu edhe në rrjetet sociale dhe platformat online.

Sipas reagimit të BE-së, pjesëmarrja e grave në politikë duhet të mbështetet dhe të zhvillohet në një ambient të sigurt dhe dinjitoz, pa sulme personale apo gjuhë diskriminuese.

Nga Bashkimi Evropian është kërkuar që gjatë kësaj periudhe zgjedhore të promovohet debat demokratik, konkurrencë e drejtë politike dhe respekt ndaj të gjithë kandidatëve, pavarësisht gjinisë apo bindjeve politike.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button