Sport

Granit Xhaka, transferimi i sezonit në Angli

Transferimi i Granit Xhakës te Sunderlandi është vlerësuar si lëvizja më e suksesshme e sezonit 2025/26 në Ligën Premier nga mediumi prestigjioz sportiv “The Athletic”.

Mes mbi 180 transferimeve të realizuara para dhe gjatë sezonit, mesfushori shqiptar doli në krye të listës, duke lënë pas emra të njohur si Rayan Cherki dhe Michael Kayode.

Sipas vlerësimeve të mediave britanike, ndikimi i Xhakës te Sunderlandi ka qenë shumë më i madh sesa vetëm paraqitjet në fushë. 33-vjeçari ka sjellë eksperiencë, lidership dhe një mentalitet të ri fitues brenda skuadrës, duke ndikuar jo vetëm në dhomën e zhveshjes, por edhe te atmosfera rreth klubit dhe tifozëve.

“The Athletic” ka theksuar se Xhaka ka qenë figurë kyçe në transformimin e Sunderlandit, duke marrë menjëherë rolin e kapitenit pas transferimit nga Bayer Leverkusen.

Me ndihmën e tij, Sunderlandi ka arritur rikthim historik në garat evropiane, diçka që klubi anglez nuk e kishte përjetuar që nga sezoni 1973/74.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button